KRYESOREOP/ AN

Po nis fushata, kujdes! I thonë Fier. PS po ndërton alibinë e humbjes

Nga ALB365 – Pas tre mandatesh qeverisje dhe pretendimet për një mandat të katërt socialistët drejtues në Qarkun Fier po nisin të ndërtojnë alibinë e humbjes, atë se  nuk fituam sepse krahu politik i kryebashkiakut socialist po punon kundër klanit të Belinda Ballukut. 

Por le ta marrim nga fillimi.

Pas emërimit të Belinda Ballukut si drejtuese politike në Qarkun Fier, pra zëvendësimi që ajo i bëri Taulant Ballës me urdhër nga lart e orientim nga posht, nisën edhe ndryshimet  në krye të ndërmarjeve shtetërore duke emëruar njerëzit e saj të besuar, nga Fieri dhe të importuar nga Tirana. Nga Fieri , ata që ishin të pakënaqur nga Armando Subashi dhe njerëzit afër tij ashtu edhe në bashki të tjera të qarkut por jo aq shumë tek këto të tjerat pasi  duke parë veprimet e Belës u kthyen shumë shpejt në “qerre që tërhiqen verbas nga një kal gërrdallë dhe një karrocier i dehur tapë ” duke mos e kundërshtuar në asnjë fjalë, në asnjë ide sepse ajo i di gjërat si veprohen, si ndërtohen si ecet vetëm përpara, Ajo dhe i madhërishmi Kryeministër.

Nisën largimet nga bashkia më pas , duke larguar njerëz të besuar  të Subashit dhe duke emëruar njerëz të besuar të partisë sepse këta që ishin  na dolën armiqë të partisë. Pa na larguan edhe dy drejtuesit e PS të bashkisë Fier, e nisën  të ngriheshin tymnajat për kanditë  për deputetë, ky është i mirë, ky apo kjo do vendoset sepse kanë suportin e Belës, ai apo ajo nuk vendoset sepse nuk i do Bela dhe po nuk deshi Bela nuk bëhet asgjë, pra Bela po kthehej në një bela të vërtetë për ata socialistë të ndershëm që ndër vite kishin kontribuar e kontribonin në radhët e PS.

Nisën e kandidaturat për deputetë, lista me emra pa kontribute në PS duke lënë mënjanë emra me kontribute të vrteta në këtë forcë politike si në bashkinë Mallakastër, bashkitë Patos dhe Rroskovec si dhe në bashkinë Fier. Spontanisht më erdhi në mendje emri i socialistit të ndershëm Isa Hoxha , ish nënkryetar i bashkisë Rroskovec me shumë kontribute ndër vite në këtë forcë politike në Rroskovec duke u anashkaluar si kandidat për deputet sepse konkuroi në platformën deputeti që duam, por si Isai edhe në bashkinë Patos, rikandidon Antoneta Dhima  për një mandat të tretë sepse qyteti i naftëtarëve nuk paska një djal apo vajzë  socialist që  të kandidojë në këtë bashki, sepse Antoneta qënka e zonja e do ta çojë shumë më përpara këtë bashki. U fol për Arjan Faskon se do kandidonte por  u flak  si i pavlerë. Nisi Arjani tsakimet tavolinave të siguronte vota me negociata e duke bërë mirësira por kur dolën listat  dhe nuk e pa emrin e tij në to, nuk dihet se ku është, humbi. Nuk dihet nëse po punon më për PS apo për ndonjë forcë tjetër sepse  si socialist e specilaist ja ka marr dorën me PS, pastaj me LSI, u rikthye me PS dhe me zhgënjimin e fundit  nuk po duket më.

Por si në Patos , Rroskovec e në të gjitha bashkitë e qarkut Fier edhe në këtë të madhen e Fierit. Administrata në bashkinë Fier  e ka kap paniku, janë nën syrvejim  fjalë po qarkullojnë se agjentë të BKH, të SPAK-ut po rrinë vërdallë, janë instaluar në Fier, Bela ka ngritur struktura që po na kontrollojnë nëse punojmë kundër saj në fushatë do na çojë letrat në porkurori etj etj thashethemnaja si këto, janë nën terror sikologjik. Nëse paskan punuar me ndershmëri dhe kanë zbatuar ligjin, përse kanë frikë?! Jo Bela por njëqind bela tu hapen e dallgë belash të shkojnë nuk i mbysin dotë. Po kur dëgjon e lexon statuse  në rrjete sociale apo grupe wechappi jam kandidat për deputet, votoni numrin 5, votoni PS , më votoni mua, shkrunate një kandidat për deputet i PS në Fier. Në një postim tjetër  po AI shkrunate votoni 5n PS, votoni Ceno Klosin. Epo të kandidosh vetë për deputet e të bësh thirrje që votoni komshinë për deputet e jo mua, çudira të tilla nuk kisha parë. Mos u habit më tha një miku im socialist, janë dhënë direktiva që të votojnë Ceno Klosin, e do Bela me patjetër deputet. PS dhe socialistët e Belës duan 11 mandate në Fier jo sa kanë marrë 8 apo 9 sepse Fieri njihet kryeqyteti i socialistëve por mos vallë do ketë ndryshim në këto numra?! Të presim, mos flasim parakohe.

Epo nisën takimet në lokale, ëmbëltore rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi, lokal më lokal ditën dhe natën. Kjo qënka fushatë, sipas saj, kështu punohet sepse deri më sot nuk paskan ditur të punonin, se fitoret paskan rënë nga qielli dhe nuk qënka rezultat i socialistëve fierakë.

Eh moj Bela, na u bëre bela, por vërtet bela, nuk po e thonë vetëm demokratët por edhe socialistët e ndershëm e të devotshëm.

Tre mandatennë qeverisje PS, qeverisja e cila ka pasur ulje ngritjet e saj me të mirat e me të këqiat me ndere e hatërmbetje qeverisje me të aftë e të pa aftë por më shumë ka pasur servilë e b.thëllëpirës, njerëz që nuk kanë pasur kurajën të hapin gojën e të thonë të vërtetën në sy, ta “plasin në lule të ballit” ashtu si është sepse kjo të bën mirë, kjo të shkundë, të bën të reflektosh e të ndeqësh rrugën nëse ke gabuar. Administratën e bashkisë e kanë bërë lesh e li, e kanë friksuar e kanë terrorizuar e kanë bërë që ka frikë të shkojë në punë të marrin ditën e punës të ushqejnë familjen sepse duan vota të garantura nga familjarë edhe nga ata që janë në emigracion, kryebashkiakun e kanë degdisur në Eladha të sigurojë vota nga emigrantlt fierakë në emigracion dhe jo të jetë në krye të institucionit të kryej detyrën se për atë e kanë votuar. Shoqatat fierake po i ndajnë po i bëjnë kashtë e ko.e duke u thënë votoni PS e jo PD sepse do u heqim famuljarët nga puna.

E ndërsa  po afron dita e nisjes zyrtare  e fushatës elektorale, takimet e të ngarkuarit politk të PD për qarkun Fier Gazment Bardhi vijojnë pa bujë, takime që çdo ditë njerzit shtohen, u shkojnë nga pas në takime, i dëgjojnë, por kanë nisur të flasin, të vrasin frikën, një erë një aromë ndryshimi, një besim të theksuar në vetëvete, një ndjenjë fitoreje. Kandidatët e PD apo dhe aleatët e saj e thonë hapur, do fitojmë dhe pretendojnë të fitojnë sepse janë emra që janë të papërlyer, të pa përfolur si Fationi, Arbeni, Pelivani, Samena, Eduarti, etj etj. Dhe përballë këtyre emrave e skuadrës së ASHM që drejtohet nga Gazmend Bardhi emrat e PS ë i drejton Bdlinda Balluku. Tashmë po ndihet humbja dhe po ndërtohet alibija e kësaj humbje , na “sabotuan klani kryebashkiakut”. Por jo, një gjë ta di mirë Belinda sepse i thonë Fier dhe Myzeqe, lagështirën nuk e ndien pasi ke ndenjur ulur disa orë mbi të, e ndien kur ngrihesh dhe ke marr rrugën për të ikur.

Ja suksese kandidatëve për deputetë, kushdoqofshin e të kujdo force politike qofshin. Fitoftë më i miri/Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button