Azgan Menrica, autori 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj të ndodhur tre ditë më parë në Fier.
Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës, personit që qëlloi për vdekje policin Novruz Cenalia.
Autori ka deklaruar në polici kur u mor në pyetje nga grupi hetimor: “Kam debatuar pak sekonda, e pashë që futi dorën për të nxjerrë pistoletën. E nxora pistoletën dhe e qëllova një herë. Pistoleta i ra nga dora tek këmbët. Mora makinën ku ishte dhe mamaja brenda dhe ika”.
Autori është marrë me makinë tek familja e tij nga negociatori. Pasi janë larguar nga familja, rrugës kane takuar forcat RENEA dhe ua kanë dorëzuar atyre.
Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo te familjarët e tij. Ai ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.