Lufta në Ukrainë mbushi edhe ditën e saj të 180-të. Qyteti ukrainas Nikopol, pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, u bombardua disa herë nga rusët.
“Nëse rusët provojnë të vrasin të burgosurit ukrainas në Mariupol, çdo negociatë me Federatën Ruse do të jetë e pamundur” – paralajmëroi Zelensky.
Por, ajo që ka qenë temë kryesore e deklaratave politike është vrasja me eksploziv në makinë në Moskë e Darya Dugina, vajzës së ideologut të Putinit, Alexander Dugin.
Një grup ushtarak mori përsipër vrasjen, por shërbimet e inteligjencës ruse pretendojnë se kanë zbardhur çështjen.
“Krimi u përgatitur dhe kryer nga shërbimet sekrete ukrainase. Autore është shtetasja ukrainase Natalia Vovk e cila thuhet se është pjesë e regjimentit Azov” – thuhet në një deklaratë të Moskës.
Vetë batalioni Azov e ka mohuar që një person me këtë identitet të jetë pjesë e tij.
Shërbimet ruse të sigurisë të FSB publikuan gjithashtu edhe një video që tregonte lëvizjet e gruas (foto poshtë).