AKTUALITET
Polici i rrugores bie nga lartësia e një pallati
Një 57-vjeçar me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë. 57-vjeçari me iniciale A.S ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.