Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPolicia arreston shqiptarin dhe dy grekë, rrëmbyen biznesmenin në Spanjë

Policia arreston shqiptarin dhe dy grekë, rrëmbyen biznesmenin në Spanjë

Një shqiptar dhe dy greke janë arrestuar nga policia spanjolle pasi rrëmbyen për disa orë një biznesmen të huaj në Spanjë.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë.

Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit.

Çuditërisht brenda vetëm pesë orësh, hetuesit kishin arritur të lironin personin dhe kishin arrestuar autorët e dyshuar.

Duket se për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë një fotografi të bërë nga dritarja e vendit ku ai po mbahej.

Fotoja më vonë i lejoi hetuesit të gjenin vendndodhjen e biznesmenit, i cili doli të ishte një vilë e madhe trekatëshe në Benalmádena.

Duke vepruar me shpejtësi, Policia Kombëtare ngriti një operacion të gjerë të përbërë nga pesëdhjetë policë, të cilët rrethuan shtëpinë me qëllim shpëtimin e viktimës dhe arrestimin e autorëve.

Policia hyri në pronë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku gjeti dy armë zjarri me municion, njëra me silenciator.

Autorët u arrestuan me sukses, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, 35, 36 dhe 54 vjeç. Të tre të arrestuarit mbahen të gjithë aktualisht në Komisariatin e Policisë Krahinore në pritje të gjykimit.

Po ashtu është liruar edhe biznesmeni, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm lëndime të lehta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME