Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia e qarkullimit rrugor në Fier "heq trarin e doganës" për gjobat...

Policia e qarkullimit rrugor në Fier “heq trarin e doganës” për gjobat ndaj drejtuesve të mjeteve

Policia Rrugore e Fierit në një javë ka ndëshkruar me gjoba 17 14 drejtues mjetesh , ndërkohë që për 6 prej tyre u ka prer fletë arrestet

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 75 drejtues.

✅Janë ndëshkuar 385 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

✅153 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅111 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

✅990 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME