Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBalla: Drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione sensitive

Balla: Drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione sensitive

Taulant Balla gjatë takimit me strukturat policisë u shpreh se drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione sensitive.

Gjatë konferencës për mediat, Balla ka theksuar se kjo nuk duhet të ndodh më dhe se brenda 10 ditëve duhet tu lexohet kodi etik çdo efektivi të policisë.

“Ka një kod etik të pazbatuar deri tani, që thotë se drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të ulen në kafe, restorante as gjatë dhe as pas punë, përveçse për arsye familjare ose nëse kanë vënë në dijeni eprorët. Jo vetëm që kështu nuk ndodh por drejtorë e shefa komisaratesh frekuentojnë lokalet ditën dhe natën, por kanë edhe kontakte të papërshtatshme, u përcjellin kriminelëve informacione sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ka edhe rrugë të tjera, por kjo është një karshillik poshtrues për gjakun e dëshmorëve. Po ashtu është edhe shembulli më i keq i efektivëve. Brenda 10 ditëve nga sot, Kodi Etik do i lexohet çdo efektivi të Policisë, do të vendohet edhe në hyrje të çdo Komisariati. Komisariati dixhital duhet të marrë një peshë të rëndësishme”– tha Balla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME