AKTUALITET
Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe (bashkëshortë), pasi 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa shtetasi E. S. ka ushtruar dhunë ndaj 38-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.








