Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier në 24 orët e fundit

Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Policia Rrugore arrestoi shtetasin E. Xh., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi zjarri që ky shtetas ka ndezur për të djegur mbeturina në tokën e tij, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka djegur rreth 100 rrënjë ulliri në pronësi të 66-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim shtetasin A. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin me para dhe me dokumente, një shtetasi, në një pikë karburanti në autostradën “Fier-Lushnjë”. Po punohet për kapjen e tij.

Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Luar, pasi nuk është gjetur në banesë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e narkotikëve. Po punohet për kapjen e saj.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 18.08.2024, për zjarrin e rënë në një magazinë në Ballsh, Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim pronarin e magazinës, shtetasin E. C., 39 vjeç, pasi në këtë magazinë janë gjetur disa depozita me mbetje nafte, të cilat kanë favorizuar flakët. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
-Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.

Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME