Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke për posedim dhe trafik droge. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës. Siç raportojnë mediat greke, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestruan 10 kg heroinë.
Droga trafikohej në taksinë që drejtohej nga 34-vjeçari. Gjithashtu janë konfiskuar tre automjete, 190 euro, katër celularë, 15 pako najloni me heroinë me një peshë 7762 gram si edhe pajisje elektronike ripaketim. Dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.