AKTUALITET

Policia ier në 24 orët e fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Seman, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte. Pas ndalimit, është kryer kontroll në automjet, ku është gjetur 1 fishek automatiku.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së s…

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit.

U kap me sasi Canabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button