Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia italiane vret një 55-vjeçar shqiptar në Padova

Policia italiane vret një 55-vjeçar shqiptar në Padova

Kur në vendin e ngjarjes ka shkuar një patrullë ai është ndaluar nga karabinierët. Forcat e policisë po përpilonin një formular se shqiptari nuk kishte respektuar distancën e vendosur nga gjykata për mos iu afruar ish-bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Sacra Famiglia në Padova të Italisë. Një 55-vjeçar me kombësi shqiptare është qëlluar për vdekje nga policia. Shqiptari i identifikuar si Haxhi Çollaku është denoncuar në polici nga ish-bashkëshortja e tij për përndjekje.

Në një moment 55-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka tentuar të largohet. Në tentativë për tu larguar ka goditur me makinë njërin nga karabinierët. Më tej thuhet se ai doli nga makina dhe me një thikë në dorë ka sulmuar karabinierët.

Në atë moment një karabiniere ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë ndaj shqiptarit. Çollaku humbi jetën në spitalin e Padova. Në gjendje të rëndë është edhe karabinieri i plagosur

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME