Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia: Ja pse u arrestuan 4 rumunë në Vlorë (vidio)

Policia: Ja pse u arrestuan 4 rumunë në Vlorë (vidio)

Policia e Vlorës ka njoftuar realizimin e një megaoperacioni gjatë ditës së sotme. Katër shtetas rumunë janë arrestuar dhe 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’ ku u sekuestruan 260 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë.

Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru. Këta të fundit punonin për llogari të trafikantëve shqiptarë të cilët janë shpallur në kërkim.

4 rumunët e arrestuar sot nga operacioni i policisë së Vlorë punonin për llogari të trafikantëve shqiptarë. Ata hiqeshin si turistë dhe duke marrë kampera luksozë dhe kryenin trafikimin e lëndës narkotike në drejtim të Greqisë por edhe më tej.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME