Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra/ Media gjermane: Në Shqipëri kriminelët kanë korruptuar politikanët

Masakra/ Media gjermane: Në Shqipëri kriminelët kanë korruptuar politikanët

Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.

“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

‘Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.’- mbyll artikullin media gjermane.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME