Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia/ Kjo është drejtoresha shënjestër e atentatit me tritol në Shkodër

Policia/ Kjo është drejtoresha shënjestër e atentatit me tritol në Shkodër

Suida Kuka, Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ishte shënjestra e atentatit të dështuar me lëndë eksploziv sot në Shkodër.

Policia tha se shumë pranë makinës së saj i gjet një pako e dyshimtë dhe nga shpërthimi i kontrolluar rezultoi se ishte një sasi lëndë me eksploziv.

Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka per me shume se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME