Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia në ndjekje të 42-vjeçarit: Është i rrezikshëm

Policia në ndjekje të 42-vjeçarit: Është i rrezikshëm

Mbrëmjen e kësaj të mërkure një efektiv i forcave “Shqiponja” u plagos me armë zjarri nga një 42-vjeçar i identifikuar si Klerent Bozhanaj, në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. I plagosur mbeti efektivi Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin.

Shqiponja

Bozhanaj është shpallur në kërkim dhe për kapjen e tij policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ata që japin informacione. Policia shpërndau edhe një tjetër foto të autorit ku Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varëse floriri dhe syze në qafë. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm pasi personi vazhdon të jetë i armatosur dhe është i rrezikshëm.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat tha se autori ka qenë emigrant në Itali dhe se në muajin gusht është kthyer në Shqipëri. Sipas Vocajt, ai ka shfaqur probleme të forta depresive. “Nga hetimet e deritanishme është evidentuar fakti që ka shenja depresive dhe nuk kemi të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminale”, – tha Vocaj. Në spital shkoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla që ka vizituar efektivin e policisë ndërsa i ka bërë thirrje autorit të dorëzohet. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME