Fier – Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ç. K., 33 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, për të ndaluar.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh. R., 22 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, për motive të dobëta, janë goditur me grushte, me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.