Policia shpall në kërkim “avokaten” Klotilda Kola

Avokatja Klotilda Kola, 59 vjeçe, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pas një denoncimi të bërë nga një qytetare. Ajo akuzohet për marrjen e një shume të madhe parash nga denoncuesja, për t’i premtuar përshpejtimin e procesit të regjistrimit të pronës së saj.
Sipas hetimeve, avokatja ka vepruar pa licencë për ushtrimin e profesionit dhe nuk ka pasur një zyrë avokatie funksionale në
Lushnjë prej më shumë se 7 vitesh. Policia e Fierit njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare janë angazhuar për kapjen e avokates dhe verifikimin e kallëzimit.
Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime lidhur me praktikat e jashtëligjshme në fushën e shërbimeve juridike, duke mashtruar qytetarët për shërbime që nuk janë ofruar.
Hetimi vazhdon për të sqaruar më tej detajet e ngjarjes dhe për të vënë para drejtësisë avokaten Klotilda Kola, ndërkohë që policia apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e saj/ Lushnja web.









