Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPortugalia fiton, siguron kualifikimin

Portugalia fiton, siguron kualifikimin

Portugalia merr një fitore 2-0 ndaj Uruguait dhe siguron një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Botës. Luzitanët në fakt e nisën më mirë me dy tentativa të Joao Felix dhe Ronaldos, që do të devijoheshin nga mbrojtja kundërshtare.

Ndërkohë në krahun tjetër, Bentancur kishte shansin më të mirë përballë portierit në minutën e 32-të, por Costa e ndali mjaft mirë.

Portugalia luan më mirë në pjesën e dytë dhe do të gjente dhe golin. Në minutën e 54-t, Bruno Fernandes jep një krosim magjik për Cristiano Ronaldon, i cili e prek me flokë, por FIFA ja ka atribuar mesfushorit dhe jo atij.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, top dhe teksti që thotë "m SPORT RONALDO"

Uruguai tentoi të reagonte, por shtylla për fatin e keq do të ndalte një goditje të Gomez. Luzitanët ishin me fat, pasi në fundin e ndeshjes do të fitonin një penallti, që do të kthehej në gol nga Bruno Fernandes. Portugalia siguron kualifikimin me këtë fitore, pasi udhëheq me 6 pikë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME