Roskovec – Bashkitë që drejtohen nga socialistët kanë kohë që kanë nisur fushatën elektorale edhe pse jo zyrtarisht.
Asfaltet elektorale kanë nisur të hidhen në rrugë kryesore të qyteteve e qendrave të fshatrave, por që në brendësi të tyre lënë shumë për të dëshiruar.
Kështu ka ndodhur edhe në Roskovec. Rrugët hyrëse e dalëse të kësaj qyteze dhe Unaza janë shtruar me asfalt ndërkohë që në brendësi të tyre janë gjithë gropa, si kjo rrugë as 100 metra e gjatë që ndodhet as 20 metra larg nga rruga kryesore në qendër të Roskovecit.
Gropa dhe ujë për afro 60 familje që ndodhen në banesat pranë kësaj rruge, ku kalojnë me shumë vështirësi si për të miturit ashtu dhe për moshën e tretë.
Banorët janë të pakënaqur e pohojnë se duhet të ishte shtruar. E ndërkohë që banorët ankohen, burime nga bashkia e Roskovecit pohojnë se ka një grafik për rikonstruksionin e rrugëve i cili po zbatohet me përpikmëri.