Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETPas disa viteve këto 5 ushqime do të zhduken

Pas disa viteve këto 5 ushqime do të zhduken

Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale (CIAT) ka publikuar një raport ku tregon se 5 ushqime të përditshmërisë sonë do të zhduken në vitet e ardhshme. Kjo do të vijë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave që po sjell ndryshimi klimatik. Sipas CIAT, nëse nuk vihemi në lëvizje, në vitin 2050 ushqimet e fotogalerisë së mësipërme ka mundësi që të mos i shijojmë më.

Kafe-Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050.

Kakao-Në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë, që janë prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti, temperaturat do të rriten me më shumë se dy gradë deri në vitin 2050.

Banane-Ka nevojë për klimë të moderuar dhe shumë ujë për t’u pjekur, por ndryshimet klimatike po sjellin thatësira dhe parashikohet që pas vitit 2050, mos ta kemi më këtë frut.

Vera-Nuk do të ketë më verë në vitin 2068. Temperaturat e larta dhe thatësirat e tejzgjatura po shkatërrojnë vreshtat.

Mjalti-Insektet po humbasin aftësinë e tyre pjalmuese. Fundi i mjaltit mund të vijë në vitin 2070.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME