Saturday, November 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga 30 vjeçares, ishte në kërkim për "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me...

Pranga 30 vjeçares, ishte në kërkim për “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”

Lushnje – Operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

E dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, ndalohet 30-vjeçarja e shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME