Një dentiste shqiptare është arrestuar nga autoritetet belge pasi dyshohet se ka vrarë të fejuarin e saj. Mësohet se Monica.S doli para gjykatës të hënën nën akuzën e vrasjes së ish-pilotit Robby Claes, që u gjet i vdekur në shtrat mëngjesin e 20 majit.
Autoritetet bëjnë me dije se nuk përjashtohej vetëvrasja e tij megjithatë disa elementë linin gjurmë për një vrasje. Ai dyshohet të jetë mbytur me qese plastike apo nga një substancë që mund të ketë pirë.
Deklaratat e 44 vjecares ishin të pakuptimta. Vajza e ka mohuar të ketë lidhje në vrasjen e të fejuarit megjithatë tashmë ajo është nën arrest si e dyshuara kryesore, shkruan media belge.