Sunday, September 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPrangoset 27 vjeçari, u kap me doza kokaine

Prangoset 27 vjeçari, u kap me doza kokaine

Fier – Goditje të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Si rezultat i një hetimi disaditor me metoda proaktive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që shiste doza kokaine në qytetin e Fierit.

Sekuestrohen dozat e kokainës që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua shtetasi:

Griseld Cene 27 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME