
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë në një konferencë për mediat menjëherë pasi deputetët e opozitës bllokuan mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Bylykbashi tha se nëse nuk merret parasysh kërkesa e opozitës, në parlament nuk do të ketë normalitet.
“Ne kërkojmë që ta rikthejmë traditën, sepse kjo reformë është më e rëndësishmja që do të prodhojë stabilitet.
Kërkojmë që pa vonesa, Parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë, që komisioni t’i kthehet normalitetit.
Sa kohë që kjo nuk do bëhet, sepse Edi Rama nuk do, ne nuk e pranojmë dhe ky parlament do të vazhdojë të jetë mosfunksional.
Reforma Zgjedhore do të mbetet një nga themelet e krizës”, tha ndër të tjera Bylykbashi.