Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 30 vjeçari nga Vreshtasi, u kap me 2 pistoleta

Arrestohet 30 vjeçari nga Vreshtasi, u kap me 2 pistoleta

Fier – Operacione të njëpasnjëshme, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Kishte 2 pistoleta, në automjet dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Risku”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë, për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasin Vjoni Gjoka 30 vjeç, banues në Vreshtas, pasi nga kontrollet e kryera në automjetin që ky shtetas drejtonte gjatë natës, në fshatin Cakran, dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME