Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkrumbohet banesa në Adë të Frakullës, shkak shkëndija elektrike

Shkrumbohet banesa në Adë të Frakullës, shkak shkëndija elektrike

Një shtëpi ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Adë në Fier. Mësohet se banesa, e cila është shkrumbuar e gjitha, i përket 60-vjeçares Arsino Taulla.

Një zjarr i rënë në një banesë në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull duke e shkrumbuar atë.

Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes ku si pasoje e nje shkendie elektrike gjate nates ka marre flake banesa e shtetases Arsino Taulla ne fahatin Adë.
Zjarri ka shkrumbuar banesen por 60 vjecarja ka dale menjehere dhe nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje shkuan ehde zjarrfikset por edhe pse u shuajtën flakët e zjarrit, ato i kanë djegur banesën.
Në vendngjarje shkuan edhe ekspertët e policisë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. T., 65 vjeçe, banuese në fshatin Adë.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME