Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPrapaskena/ Çfarë po përpiqen të arrijnë kreu i CIA-s dhe ai i...

Prapaskena/ Çfarë po përpiqen të arrijnë kreu i CIA-s dhe ai i Mosad-it në Katar

Shefat e spiunazhit të SHBA-ve dhe Izraelit kanë fluturuar në Katar për bisedime të mëtejshme se si mund të zgjatet armëpushimi aktual në Gaza në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve nga Hamasi. Diskutimet e drejtorit të CIA-s, William Burns dhe kreut të Mossad-it, David Barnea me udhëheqjen e Katarit pritet të fokusohen tek bindja e Hamasit për lirimin e pengjeve të mbetura.

Armëpushimi që filloi të premten ishte fillimisht për 4 ditë për të lejuar lirimin e 50 pengjeve në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Një marrëveshje u arrit të hënën për të zgjatur marrëveshjen me 2 ditë të tjera deri të mërkurën ndërsa Hamasi do të lironte 10 pengje për çdo ditë shtesë.

Shkëmbimi i fundit i pengjeve nga Gaza me palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite përfundoi vonë të martën. 10 shtetas izraelitë dhe 2 shtetas tajlandezë u transferuan nga Gaza ndërsa 30 palestinezë u liruan në Ramallah dhe Jerusalem. Ministria e Jashtme e Katarit, e cila është duke ndërmjetësuar marrëveshjen tha se pengjet e liruara përfshinin 9 gra dhe 1 të mitur. Disa prej tyre u liruan nga Brigadat al-Quds, krahu i armatosur i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Ndërsa palestinezët e liruar ishin 15 gra dhe 15 adoleshentë meshkuj.

Deri më tani, të gjithë të liruarit kanë qenë gra dhe fëmijë. Mendohet se për të zgjatur armëpushimin përtej të mërkurës, Hamasit do t’i duhet të fillojë lirimin e disa prej pengjeve të tij meshkuj të rritur. Grupi i konsideron të gjithë burrat izraelitë ushtarë potencialë. Ushtria izraelite zbuloi këtë të martë se eshtrat e 3 ushtarëve të vrarë më 7 tetor mbaheshin nga Hamasi në Gaza. Historikisht, Izraeli ka kërkuar kthimin e të vdekurve të tij me të njëjtin angazhim si ndaj të gjallëve.

“Drejtori i CIA-s, Burns dhe drejtori i Mossad-it, Barnea janë në Doha për një seri takimesh të iniciuara nga kryeministri i Katarit për të diskutuar kushtet e mundshme të një marrëveshjeje përtej zgjatjes dyditore”, – tha një burim i “The Guardian” i informuar për vizitën, duke shtuar se në takim merrnin pjesë edhe zyrtarë egjiptianë. Politikanët dhe ushtria izraelite e kanë bërë të qartë që nga fillimi i armëpushimit të premten e kaluar se ata synojnë të rikthejnë operacionet ushtarake në Gaza deri në jug të Rripit ku jetojnë deri në 2 milionë njerëz.

Gjatë një vizite në një njësi të inteligjencës, kryeministri Benjamin Netanyahu tha: “Ne jemi të përkushtuar për të përfunduar këto misione: lirimin e të gjithë pengjeve, eliminimin e kësaj organizate terroriste mbi dhe nën tokë dhe natyrisht që Gaza nuk duhet të kthehet në atë që ishte pasi nuk do të përbëjë më një kërcënim për shtetin e Izraelit.”

Ai përsëri akuzoi Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. “Ne po shohim diçka të mahnitshme…që banorët, civilët në Gaza lart po mbrojnë të gjithë terroristët poshtë. Ata ndërtuan një qytet nëntokësor për të mbrojtur veten dhe po sakrifikojnë civilët lart.” Sipas mediave izraelite, Netanyahu heziton të zgjasë çdo armëpushim përtej 10 ditëve, maksimumi i përcaktuar në marrëveshjen origjinale të nënshkruar nga qeveria e tij. Ai tha se deri më tani janë liruar 74 pengje, duke përfshirë 50 gra dhe fëmijë.

Herzi Halevi, shefi i shtabit të IDF, tha të martën: “Ne po përgatitemi për vazhdimin e operacionit për të çmontuar Hamasin. Do të duhet kohë, këto janë qëllime komplekse, por janë të justifikuara jashtë mase.” Plani i IDF është të marrë Khan Younis, ku Izraeli beson se ka bazën lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Organizatat humanitare po paralajmërojnë për pasoja të tmerrshme nëse fillojnë luftimet intensive në jug të Gazës. Bushra Khalidi, një drejtuese e politikave me Oxfam, tha: “Një rifillim i luftimeve mund të përshkallëzohet në nivele të paprecedentë të viktimave masive, të cilat tashmë kanë arritur shifra alarmante. Nga ajo që vërejmë, synimet e Izraelit për të vazhduar operacionet në jug janë të qarta dhe nuk kanë treguar shenja pakësimi.” Në Izrael, ka shqetësime se durimi në Uashington po mbaron.

SHBA-ja i ka thënë Izraelit se nuk mund të kryejë operacionet e saj ushtarake në jug në të njëjtën mënyrë si në veri, duke rrafshuar lagje të tëra në ndjekje të luftëtarëve të Hamasit. Një zyrtar i lartë amerikan tha se administrata Biden po i kërkonte Izraelit të ndiqte operacionet në jug në “mënyrë më të matur, të qëllimshme dhe të kujdesshme të mundshme”.

“Është shumë e rëndësishme që drejtimi i fushatës izraelite, kur lëviz në jug, duhet të bëhet në një mënyrë që në masën maksimale të mos jetë e dizajnuar për të prodhuar zhvendosje të mëtejshme të konsiderueshme të personave” – tha zyrtari amerikan.

“Nuk mund të përsëritet në jug lloji i shkallës së zhvendosjes që ndodhi në veri. Do të jetë përtej përçarjes. Do të jetë përtej kapacitetit të çdo rrjeti humanitar të mbështetjes, sado i përforcuar, sado i fuqishëm për t’u përballur me të.”

Shtetet e Bashkuara thanë se mesatarisht 240 kamionë ndihma po kalonin çdo ditë përmes kalimit Rafah në Gaza dhe Shtëpia e Bardhë njoftoi të parin nga 5 fluturimet e transportit ushtarak amerikan gjatë ditëve të ardhshme në aeroportin Arish në anën egjiptiane të kufirit, duke sjellë ndihma humanitare. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME