Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Begaj dhe ministri Balla vizitë në azilen e Fierit

Presidenti Begaj dhe ministri Balla vizitë në azilen e Fierit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Presidentin e Republikës Bajram Begaj ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.

Ministri Balla u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e Qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.

“Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, pohoi ministri Balla.

Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME