Ende pa e nisur mirë punën, presidenti Bajram Begaj e nisi me spastrime në presidencë.
Ai hoqi kryekamerierin e këtij institucioni, i cili kishte që në vitin 1990 në punë.
Kulmi i largimeve nga puna do të ishte kur ai vendosi të shkarkojë Edvin Shvarc nga detyra, duke shkaktuar mjaft reagime dhe zemërim në opinionin publik.
Por ‘fshesa’ e Bajram Begajt nuk ndalet. Burimet thonë se 17 punonjës civilë janë larguar nga detyra gjatë kësaj fundjave.
Punonjësit e shkarkuar kanë ngritur pyetjen nëse ‘ekziston ligji për presidentin socialist’.
Kujtojmë se shteti shqiptar po paguan miliona dollarë për shkak të këtyre shkarkimeve masive pa asnjë kriter. Ndërkohë që virusi i Edi Ramës tanimë ka mbërritur në presidencë.