“Është një emocion i mrekullueshëm, jam njëzet vjeç dhe veshja e kësaj fanelle është një emocion unik për mua. Mezi pres të fillojë sezonin e ri, do të përpiqem të jap maksimumin”.
Këto janë fjalët e para si lojtar i Interit i mesfushorit të kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, i intervistuar nga Inter Tv pas nënshkrimit të kontratës. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë, jam larguar nga Shqipëria në moshën 2 vjeçare dhe kam ardhur në Itali, të gjithë shkollën e kam bërë këtu, kam filluar të luaj futboll në Itali dhe këtë nuk do ta kisha imagjinuar kurrë – vazhdoi Asllani – Nuk e di nga kush jam frymëzuar, por është e vërtetë që nuk ndahesha kurrë nga topi, tani jam me fat që mund të luaj me Brozovic, i cili është një mesfushor shumë i fortë.
Në San Siro erdhi goli im i parë dhe isha shumë i lumtur, por tani ndoshta jam edhe më shumë. Mesazh tifozëve? Jam gati dhe tifozëve i kërkoj vetëm të na mbështesin sa më shumë”.