KRYESOREPOLITIKË

Primaret në PD dega Fier/ Gentian Koçi: Të ndërtojmë një parti për të gjithë e jo një parti për interesa personale

Një nga emrat e njohur të PD dega Fier Gentian Koçi ka ditë që ka nisur takimet itensive për proçesin e primareve brenda gjirit të PD. Bashkë me një staf të ngushtë takimet kanë vijuar me antarësinë e PD sipas grupseksioneve e zonave të bashkisë Fier.

Itensive kanë qënë takimet e me pjesmarrje të lartë në takimin e parë në Rreth Libofshë ku mes diskutimeve të antarësisë dhe grupit organizator si dhe vet Gentianit kanë qënë diskutime konstruktive. Më habit një fakt, pohoi një nga antarët pjesmarrës, sepse me ju diskutohet, ju drejton pyetje dhe merr një përgjigje e jo si me disa të tjerë drejtues në PD kur u drejton një pyetje në vend që të marrësh një përgjigje të drejtohet duke të akuzuar se, ke ardhur në takim për të prishur mbledhjen. Absurditet. Duam të rinjë, duam energji të reja, duam drejtim të ri, pohonin shumë nga pjesmarrësit në takime.

Evdar Kodheli por edhe Gentian Koçi kanë dhënë sqarimet e duhura duke pohuar se partia në qëndër po hapet dhe nën frymën e saj duhet të ecim dhe ne, ta hapim partinë, ti japim frymëmarrje.

Primaret janë një garë brenda gjirit të demokratëve, dhe duhet konsideruar si e till, është thjeshtë një betejë që duhet të na bashkojë pasi qëllimi i madh është fitorja e zgjedhjeve të 11 Majit.

Takimi i një nate më parë ka qlnë mes demokratëve të njësisë administrarive Levan. Takimi u zhvillua mes pjesmarrje të konsiderueshme ku palët u karakterituan me pyetje, përgjigje, sqarime dhe diskutime

Gjatë takimit, shkëmbyem ide dhe diskutuam për prioritetet që duhet të pasqyrohen në programin tonë elektoral. Të gjithë ishim të përqendruar në nevojën për një angazhim të fortë dhe për një qëndrim të qartë për të mirën e komunitetit dhe të vendit. Kjo është një mundësi për të zgjedhur përfaqësues të denjë, të angazhuar dhe të gatshëm për të sjellë ndryshime të vërteta.

Procesi i primareve na ofron mundësinë të zgjedhim më të mirët mes nesh, ata që do të udhëheqin me përgjegjshmëri dhe përkushtim. E rëndësishme është që të gjithë të jemi të angazhuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të arritur një rezultat që reflekton vlerat dhe aspiratat e partisë sonë. XHB/ ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button