POLITIKË

Primaret/ Pesë kryetarë të degëve të PD dorëzojnë dorëheqjen

Në Partinë Demokratike ka nisur procesi për zhvillimin e Primareve. Dita e djeshme ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të dorëheqjes nga krerët e degëve nëse do merrnin pjesë në Primare dhe më pas për të kandiduar për deputetë.

Janë pesë kryetarët degës të cilët kanë dorëzuar në PD dorëheqjen, akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në lidhje me vendimin e marrë në zbatim të statutit të partisë.

Kryetarët e degëve lajmin për dorëheqjen dhe vendimin për kandidimin për Primaret e kanë dhënë në rrjetet e tyre sociale. Konkretisht ato janë: Arsen Valisi, kreu i degës degës 13 (Kashar); Bledi Himçi, kreu i degës së Elbasanit; Manjola Nikolli, kryetarja e degës së Sarandës; Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Sarandës dhe Ilir Krosi, kreu i PD-së në Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds