Princi William thuhet se është i frikësuar për trashëgimin e mundshme, të fronit të Britanisë, teksa i ati mbreti Charles është prekur nga kanceri.
“Lajmi për kancerin i ka vendosur Willian dhe Kate në një pozitë të vështirë dhe janë disi të frikësuar për trashëgiminë e fronit fiks në periudhën kur vendosën të largohen pak nga vëmendja për t’iu përkushtuar fëmijëve”, zbuloi gazetarja Tina Brown për New York Times, publikuar më 25 mars.
William dhe Kate, e cila po ashtu po lufton me kancerin, kanë tre fëmijë, princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis. Sipas Brown, fakti që tani familja është midis disa skandalesh që përfshijnë anëtarë të ndryshëm të saj, e kanë vendosur çiftin mbretëror në një pozitë të vështirë.
“Kate është personi më popullor i familjes mbretërore pas William. Ndaj e ardhmja e monarkisë është në fije të perit, duke e vendosur atë në të njëjtën pozitë”, shprehet gazetarja më tej, duke theksuar se William dhe Kate kanë gjithashtu rëndesën e shëndetit dhe gjendjes së princeshës