SPORT

Pritje pa fund, Romeo Harizaj kthehet dhe mahnit ndaj Partizanit

Nëse ka një pozicion ku në Superiore gjen cilësi pa fund, ai është portieri. Superiorja këtë sezon është e mbushur me portierë cilësorë, që po shkëlqejnë çdo javë.

Këtë fillim viti është kthyer në skenë një emër që mungonte prej kohësh, Romeo Harizaj. Pas shkëlqimit tek Apolonia për shumë vite, sezonin e shkuar e çoi dëm duke qenë rezervë tek Tirana, ndërsa këtë sezon është tek Vora, ku ishte sërish rezervë, përjashto ndeshje sporadike.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit Bellaj i ka dhënë besim dhe Harizaj ka shkëlqyer. Kundër Partizanit ishte lojtari i ndeshjes, me disa pritje fantastike, sinjal i qartë se Harizaj është lojtar për Superiore, për titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button