Fier – Aksident pune ka ndodhur në një firmë private koreane apak minuta me pare në Fier.
Tre autoambulanca dhr forca policore kane shkuar brenda ambienteve te kompanise koreane “YURA” pasi dyshohet se jane asfiksuar nga lendet kimike gjate procesit teknologjik te punes qe kryhen brenda kesaj kompanie qe ushtron aktivitetin qe ushtron prej gati 5 vitesh dhe operon ne sektorin e pajisjeve elektrike per automjetet.
Prej disa ditesh kompania ka nisur nje proces me perberes te rinj kimik qe kan sjell acarim te fytit dhe të parakrahut të katër punonjëseve, por skane asnj rrezik per shendetin.
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier Roel Zoga ka pohuar se janë katër punonjëse që u pshtë dhënë ndihma mjekësore, kanë pasur skuqe lëkure në parakrahë dhe janë pa probleme serioze për shëndetin.
Edhe mjekia e ndërmarjes i ka pohuar drjetorit Zoga se situata është normalizuar në këtë kompani, nuk ka punonjëse të tjera të prekura.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.