Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPS tërhiqet nga amnistia penale, nuk i ka votat në Kuvend

PS tërhiqet nga amnistia penale, nuk i ka votat në Kuvend

Të dënuarit që presin prej fundit të dhjetorit për të dalë nga burgu nuk do të marrin dot nesër lajmin e mirë për miratimin e Amnistisë Penale. Lapsi.al mëson se mazhoranca do të tërheqë projektligjin në fillim të seancës së nesërme. Shkak është bërë mungesa e konsensusit me opozitën, pa votat e së cilës PS e ka të pamundur ta miratojë. Sot edhe grupimi i Lulzim Bashës edhe ai i Sali Berishës deklaruan votën kundër faljes së të dënuarve.

Përplasja arriti kulmin pas një amendamenti të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi sot dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.

Mbetet për t’u parë nesër nëse PS do të peshkojë vota nga tregu çam i Shpëtim Idrizit, Vangjel Dulja, Agron Duka apo Dash Shehi. PS plus PSD kanë 78 vota në Kuvend. Do të mjaftonin 6 vota të tjera për të kaluar amnistinë, që PS nuk i ka ende. PD e Berishës nuk e voton amnistinë edhe për të mos thyer aksionin opozitar të nisur prej muajsh në Parlament. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME