Producenti i njohur i Hollywood dënohet me 146 vjet burg

Producenti, David Pearce, është dënuar me 146 vjet burg pasi u shpall fajtor për vdekjen e dy grave në vitin 2021, si dhe për një seri sulmesh seksuale ndaj grave të tjera.
Pearce u gjet përgjegjës për vdekjen e modeles Christy Giles dhe shoqes së saj, Hilda Marcela Cabrales-Arzola, të cilat humbën jetën si pasojë e një mbidoze fentanili.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Los Angelesit, Pearce dhe një burrë tjetër, Brant Osborn, u takuan me viktimat në nëntor 2021, dhe gratë shkuan me ta në apartamentin e Pearce, ku iu dha një dozë vdekjeprurëse e barnave GHB dhe fentanil.
Përveç akuzave për vdekjen e dy grave, Pearce u shpall fajtor edhe për përdhunimin e shtatë grave të tjera midis viteve 2007 dhe 2021. Akuzat përfshinin tre akuza për përdhunim me përdorim force, dy akuza për përdorim force dhe një akuzë për përdhunim të një viktime të pavetëdijshme.
Pas arrestimit në dhjetor 2021, shtatë gra dolën përpara autoriteteve me akuza të ngjashme. Gjatë gjyqit, Pearce i mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se se takimet e tjera ishin konsensuale.









