BOTA

Prokuroria italiane kërkon gjykim të menjëhershëm për autorin e vrαsjes së Ilarias

Zyra e Prokurorit të Romës ka kërkuar një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, e cila ndodhi në muajin mars në Romë.

Prokurorët, të koordinuar nga Zv.Prokurori Giuseppe Cascini, po e akuzojnë të riun për “vrasje me dashje të rënduar me paramendim” të shtyrë nga motive të dobëta, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe “fshehje të një trupi”.

Trupi i Ilaria Sulës, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte zhdukur që nga 25 marsi në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet brenda një valixhe më 2 prill në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi në rrugën provinciale midis Capranicas dhe Guadagnolo, pranë komunës së Polit.

Ish-i dashuri i saj shkroi edhe dërgoi një letër faljeje për prindërit e viktimës së re nga burgu. Letra, e bërë publike nga avokati Fabrizio Gallo, u refuzua nga prindërit e studentes.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time. Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, – tha babai i Ilarias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button