Sot fadromat e qeverisë shkuan dhe prishen pishinat e “Prestige Resort”. Nga ana e tij Irfan Hysenbelliu, pronar i mediave kryesore në vend, e quan hakmarrje politike nga kryeministri Rama si pasojë e kritikave të mediave të tija.
Fill pas kësaj biznesmeni i grupit të mediave ka publikur lejen e ndërtimit të firmosur zyrtarisht dhe disa foto kur kryeministri ndodhej në “Prestige Resort” nën shoqerinë e pronarit të mediave të grupit “PANORAMA”.
REAGIMI I METES
KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!
Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.
Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!
Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!