Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Banorët: Rrugët po i shtrojnë me preferenca partiake

Protesta/ Banorët: Rrugët po i shtrojnë me preferenca partiake

Fier – Dhjetra banorë të fshatit Rreth Libofshë të njësisë administrative Libofshë kanë kryer një protestë spontane mesditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga banorë të fshatit por edhe nga deputeti i PD për Fierin Luan Baçi.

Sipas burimeve të informacionit banorët e zonës së Rreth Libofshës kanë reaguar ndaj padrejtësive që po u kryhet si fshat pasi teksa është dhënë fond për shtrimin e rrugëve kryesore të fsahtit, zbatuesit e punimeve po kryejnë shtrimin vetëm të rrugëve ku në të banojnë familje që kanë bindje politike të majta , pra të PS dhe më kryesorja e kreut të PS për këtë zonë.

Ish kreu i PD dega Fier njëkohësishtë edhe deputeti i Fierit Luan Baçipasi ka përfunduar deklaratën e tij për median “5 pyetje për SPAK” të bërë para inceneratorit të Fierit është nisur për një takim pune në Libofshë. “Në Rreth Libofshë” kam ndaluar për të takuar dy të njohur pasi ndala makinën. Banorët më kanë parë dhe janl mbledhur duke protestuar kundër padrejtësive që po u bëhet si fshat pasi teksa po shtrojnë rrugët e fshatit, po i shtrojnë me preferencë kundrejt bindjeve politike duke shtruar rrugt që banohen nga banorë me bindje politike të majta”

Disa pamje të kësaj proteste e takimi janë publikuar në faqen e rrjetit social të deputetit Baçi në facebook

Shikoni pamjet dhe reagimin e banorëve

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=3270878553181302&id=100003902780317

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME