Mijëra studentë serbë zhvilluan një protestë të pazakontë 24 orëshe në Beograd, duke paralizuar qarkullimin ne një prej kryqëzimeve më të mëdha të kryeqytetit.
Mediat serbe kanë njoftuar se protestat kanë tronditur qeverinë dhe priten lëvizjet e para në kabinet. Danas raporton se kryeministri Millosh Vuçeviç është drejt dorëheqjes.
Ai pritet të dalë një konferencë të jashtëzakonshme orët në vijim për të njoftuar largimin nga drejtimi i qeverisë.
Një ditë më parë ishte Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili njoftoi se do të pranonte kërkesat e studentëve.
Studentët nisën protestat në Serbi pas shembjes tragjike të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. Protestuesit e konsideruan ngjarjen si pasojë të korrupsionit që dominon në nivelet e qeverisë serbe
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ky vendim vjen pas një vale protestash masive që përfshinë Serbinë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Novi Sad ku një çati u shemb në një stacion hekurudhor duke lënë pas 15 të vdekur.
Vuçeviç deklaroi se politika së cilës i përket, partia që ai drejton, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja. Ai shtoi se vendimi i tij i parevokueshëm është të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë duke treguar se presidenti Aleksandër Vuçiç pranoi vendimin dhe argumentet e tij.
“Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja.
Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia”, tha ai.
Dorëheqja e Vuçeviç shënon largimin nga detyra të zyrtarit më të lartë që nga përhapja e protestave masive në të gjithë Serbinë.