Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK, si organizatë partnere e PS

Protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK, si organizatë partnere e PS

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këllicci gjatë fjalës së tij në potesten qytetare tek bashkia e Tiranës, ka akuzuar Altin Dumanin e ka kthyer SPAK në një organizatë partnere të PS-së.

Këlliçi i ka drejtuar Dumanit disa pyetje publike, se ku kanë shkuar 132 mln eurot e inceneratorit të Tiranës, apo 30 milionë eurot e 5D, dhe çfarë po bëhet me padinë ndaj Karlo Bolinos që ka vjedhur 4 mijë metër katrorë tokë, për të bërë një televizion kundër opozitës.

“Zyrtarisht PS-ja nga kjo javë, ka 3 organizata partnere, forumin rinor, forumin e gruas, dhe forumin e drejtësisë të drejtuar nga Altin Dumani.

Pse po e them këtë? Mbrojtje dhe nënshtrim më të shpifur se sa ka bërë Altin Dumani ditën e hënë në seancën parlamentare për 4 orë duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e qeverisë, korrupsionin në bashkinë e Tiranës, vjedhjet e Veliajt dhe Ramës, nuk kemi parë kurrë një prokuror që të dalë e të raportojë për bilancin e punës së tij dhe në 99% të përgjigjeve të thotë se ‘nuk shprehem dot se kjo çështje është nën hetim’.

Nuk kemi parë kurrë një prokuror të duartrokitet nga mazhoranca. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë në aleancë të hapur me njëri-tjetrin. Ajo mazhorancë që do të duhej të dridhej para prokurorit dhe drejtuesit të SPAK, e mori në mbrojtje dhe nga kush? Nga opozita, deputetët e opozitës që kërkonin përgjigje për pyetje që sot i shtron çdo qytetar shqiptar.

Ku kanë shkuar 132 mln euro të inceneratorit të Tiranës.

Ku kanë shkuar 30 mln euro të bandës 5D.

Si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi jep një bonus 8% për një kompani që nuk ekziston.

Si ka mundësi që kemi dërguar një kallëzim penal për EcoParkun e Durrësit për kryeministrin dhe ende nuk ka asnjë lëvizje nga SPAK, ku është e vetmja procedurë që me firmën e tij, Edi Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën 19 mln eurove.

Si ka mundësi që për EcoTiranën, për lidhjet e Erion Veliajt me Ndraghetën, sot SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Por meqë Alti Dumani në parlament kërkoi pyetje me shkrim që të marrë përgjigje, opozita dhe PD sërish vendosi të zbatojë ligjin.

I kemi dërguar këto dy ditë, pyetjet Altin Dumani. Kërkojmë të merret në pyetje punonjësja Jona Bejko që thotë, se lali Eri është pronar dhe aksioner në hotelin 50 mln euro në Durrës dhe se pronarët e saj kanë të paktën 4 kompani ndërtimi.

Dhe Altin Dumani do të duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD-së pse nuk zbaton vendimet e gjykatave, pse po amniston këtë bandë.

Nuk mund të harrojmë edhe pyetjet që i kemi dërguar SPAK në lidhje me një hajdut të pashembullt që quhet Karlo Bolino që e quan veten pronar televizioni. Që ka vjedhur 4 mijë metra katrorë truall të destinuar për shkollë. Që e ka kthyer në një televizion privat, që e mban me tenderat e AKSHI-t.

Për çfarë, për të sulmuar opozitën, për të goditur deputetë e funksionarë të opozitës, për të dekurajuar opozitën. E çfarë ndodh me këto televizioneve. I bëjnë fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe na thonë se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur.

Të dashur qytetarë, refuzoni me përbuzjen më të madhe këto modele hajdutërie që janë instaluar në politikë dhe media. Ne këtë betejë nuk do ta ndalim. Nga java tjetër do të fillojmë serinë e denoncimeve para zyrave të organizatës partnere të PS-së, SPAK për të gjitha aferat e kësaj qeverie”, tha Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME