Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar një protestë në qendër të Tiranës në lulishten përballë 9-katësheve në qendër të kryeqytetit, që nga dita e djeshme është rrethuar për t’u shndërruar në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë për punimet e kullës “Mount of Tirana” (Mali i Tiranës) që sapo ka nisur punimet me hapjen e gropës, në zonën ku deri dje ishte një lulishte.
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë që ditën e kaluar kanë protestuar në këtë zonë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ngrenë zërin kundër “Ramës, Veliajt dhe oligarkëve” që po shkatërrojnë qendrën e kryeqytetit.
“Hileqarët në pushtet kanë zgjedhur gushtin muajin kur shumë qytetarë janë me pushime si kohën për të shkatërruar parkun” thotë Arlin Qori në videon ku i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen në këtë protestë.