Protestuesit që u mblodhën mbrëmjen e sotme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës.
Duke folur në mbyllje të protestës, avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se, qytetarët i kanë lënë Edi Ramës 72 orë kohë për të shkarkuar dy ministrat nga detyra, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës.
Ata kanë lajmëruar që nëse nuk do të ketë reflektim, të hënën datë 8 Gusht në orën 19:00 do të protestohet sërish.