Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie të Himarës

“Protothema”: Rama, drejt njohjes së Belerit si kryetar bashkie të Himarës

Rama njeh Belerin si kryetar bashkie, hapi i deeskalimit pas presioneve të Mitsotakis” – është titulli i një shkrimi të së përditshmes greke “Protothema” në faqen e saj online. Këtë të enjte Rama bëri një koment për vendimin e gjykatës së posaçme që nuk lejoi Belerin të bënte betimin. 

“Një zhvillim shumë i rëndësishëm për perspektivën e zgjidhjes së çështjes Beleri u shënua sot, nisur nga vendimi i gjykatës shqiptare që e njeh zotin Beleri si kryetar të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe nënvizon se i zgjedhuri i tij Edi Ramës, Jorgo Goro nuk ka legjitimitet të ushtrojnë detyrat e tij.
Gjëja më interesante është se kryeministri shqiptar ndërhyn për këtë çështje përmes “X”, (Twitter) në vazhdën e diskutimit të fundit që pati me Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Këshillit Europian në Bruksel pak ditë më parë, ku Greqia shprehu kundërshtimet e saj për vazhdimin e kursit europian të Shqipërisë, ndërkohë që çështja Beleri po përshkallëzohet” – shkruan “Protothema”.

Më konkretisht, në postimin e tij Rama përmend në pikën 3: “Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarë” – nënvizon zoti Rama në postimin e tij.

Postimi në fjalë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Athina, në vijim të bisedës së fundit mes dy liderëve.

“Pranimi i arsyetimit të vendimit (të gjykatës) nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ”, – cituan burime kompetente për “Protothema” që e perceptojnë postimin publik të zotit Rama si “një hap prapa, në një përpjekje për të zbutur krizën e frikshme diplomatike”.

Sipas gazetës, “në procesin për Belerin, dëshmitarët e prokurorisë nuk u paraqitën dhe gjyqtari sqaroi se do të vazhdojë procesin vetëm me dëshmitarët e mbrojtjes së zotit Beleri, i transferuar këto ditë në burgun e Fierit. Dhe zoti Rama në përfundim të postimit të tij mund të theksojë se kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe jo qeveritë, por shton se “arsyetimi i vendimit krijon një kusht pozitiv për përballimin e ngërçit”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME