Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPse Fieri po kthehet në Lazarat dhe sa vlejnë ato 25 mijë...

Pse Fieri po kthehet në Lazarat dhe sa vlejnë ato 25 mijë rrënjë kanabis që u dogjën

Nga disa specialistë të bujqësisë, agronomë e fermerë, mësojmë se kostoja e një fidani hashash nga mbjellja e deri në korrje shkon 100 euro dhe një bimë, prodhimin e ka  nga 300 gram deri në 1 kg.

Nga Xhemil Beharaj, SYRI TV.

Etja për të pasur sa më shumë para nga njëra anë, nisma qeveritare për amnisti fiskale, por më shumë për “djemtë e Londrës” nga ana  tjetër ka bërë që persona  ende të paidentifikuar prej Policisë së Shtetit  në toka me dhe pa pronarë, pronë e tyre apo e marrë me qira, t’i rikthejnë në plantacione me kanabis sativa, ashtu si plantacionet e zonës së Cakranit para viteve 2000 apo Lazarati para viteve 2015.

Kur kanë kaluar 24 orë nga një operacion policor i zhvilluar nga afro 100 forca policie të Drejtorisë së Policisë Vendore Fier, por të mbështetura dhe nga forca të FNSH Fier, në tokat midis fshatrave Muçaj e Mujalli  që ishin mbjellë me misër, mes tyre u gjetën e u shkulën duke u djegur pas numërimit një sasi e madhe rrënjësh bime narkotike kanabis sativa.

Burime informacioni nga banorë të zonës por edhe nga Policia Fier pohuan se fillimisht u fol për mbi 10 mijë rrënjë e ndërsa orët kalonin sasia e bimëve të shkulura rritej. Po këto burime informacioni pohuan se sasia shkoi tek 25 mijë rrënjë. Një sasi shumë e madhe për të mos thënë më e madhja në Shqipëri e asgjesuar nga forca të policisë vetëm në 24 orë në një vend.

Parcela me misër e hashash në Muçaj

Për punën e kryer nga forcat e Policisë ditën e zhvillimit të operacionit, një bravo të madhe. Po kush ka qenë ai apo ata persona që paskan guximin nën hundën e shtetit, vetëm 3 km larg qendrës së Fierit të kultivonin një sasi kaq të madhe lënde narkotike kanabis sativa?

Kush e merr këtë guxim, përveçse ata që nuk kanë garanci nga ndonjë i madh dhe me pushtet?!

Pse u shkulën, cili është shkaku: Mospagesa e “taksës” nga ana e tij tek “garanti”, apo sukses nga vëzhgimet me dron prej Policisë së Shtetit?!

Një sasi e madhe fillimisht u tha 10 mijë rrënjë e më pas 25 mijë rrënjësh, (gjithmonë nëse është e vërtetë),  është investim i madh që kërkon vlerë financiare, para e thatë gjendje 2,5 milionë euro dhe një sasi të tillë e kanë vetëm biznesmenë të fuqishëm e jo një fermer i thjeshtë që as subvencionet e shtetit nuk i ka marrë. Por, çfarë rëndësie ka? Edhe t’i ketë marrë subvencionet , nuk  e ka këtë shumë monetare.

Parcela me misër e hashash në Muçaj

Sipas disa kontakteve me specialistë bujqësie, agronomë e fermerë mësojmë se kostoja e një fidani hashash nga mbjellja e deri në korrje shkon 100 euro dhe një bimë, prodhimin e ka  nga 300 gram deri në 1 kg.

  • Nga një llogari e thjeshtë del se kostoja e 25 mijë rrënjëve kanabis sativa deri në prodhim, korrje, shkon 2, 5 milionë euro. Po marrim prodhimin më të ulët të një rrënje kanabis, 300 gramë dhe nga 25 mijë rrënjë, prodhohen 75 milionë gram që do të thotë sasia prej 7,5 ton.

Nga një llogari e thjeshtë del se kostoja e 25 mijë rrënjëve kanabis sativa deri në prodhim, korrje, shkon 2, 5 milionë euro.

Po marrim prodhimin më të ulët të një rrënje kanabis, 300 gramë dhe nga 25 mijë rrënjë prodhohen 75 milionë gram që do të thotë sasia prej 7,5 ton.

Parcela me misër e hashash në Muçaj

 Sipas informacioneve një kilogram kanabis në tregun vendas shkon në shitje nga 1000 Euro deri 2 mijë Euro dhe po marrim mesataren 1500 Euro dhe shkon sasia në treg e 7,5 ton, në 11 250 000 euro, hiq koston e prodhimit 2,5 milionë euro dhe fitimi i pastër shkon diku tek 8,5 milionë euro

Por kanabis në shtete të ndryshme ka çmime të ndryshme, për shembull në Angli  sasia 7,5 ton shitet 23 milionë Euro dhe në Gjermani 80 milionë Euro, pra një fitim marramendës brenda një harku kohor të shkurtër.

Por a i firon një person të gjithë këtë shumë? Absolutisht që jo sepse marrin punëtorët, ndërmjetësit, transportuesit, ai “një vesh shurdh e një sy qorr”, pra nga gjithë kjo sasi e madhe ka një fitim shumë të madh dhe këtë sipërmarrje e merr vetëm ai që ka suportin ekonomik, por edhe suportin e shtetit apo segmenteve të inkriminuara të tij.

Prandaj edhe shtete të caktuara të BE janë kundër amnistisë që do të kryejë Kryeministri Rama dhe pak ditë më parë kur Rama po fliste për të mirat e kësaj amnistie, përfaqësuesit e Francës e Gjermanisë e braktisën fjalimin e tij pasi ishin të angazhuar me probleme të tjera më të rëndësishme.

Nga parcelat me misër e hashash në Muçaj

Dhe kur dëgjon nga njëra anë veprime të tilla e shuma marramendëse eurosh që fitohen nga ky biznes i jashtëligjshëm dhe nga ana tjetër sigurinë e Ramës dhe socialistëve rilindas, mbajtjen e pushtetit deri në 2035-ën, pse jo mos ta besosh.

Dhe kur dëgjon nga njëra anë veprime të tilla e shuma marramendëse eurosh që fitohen nga ky biznes i jashtëligjshëm dhe nga ana tjetër sigurinë e Ramës dhe socialistëve rilindas, mbajtjen e pushtetit deri në 2035-ën, pse mos ta besosh!/ ALB365/XHB

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME