Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Zhavar", arreston 2 shtetas, shpall në kërkim 4 të tjerë

Operacioni policor “Zhavar”, arreston 2 shtetas, shpall në kërkim 4 të tjerë

Fier – Policia Fier ka reaguar mesditën e sotme duke nxjerrë njoftim për shtyp në lidhje me operacionet policore të zhvilluara mesditën e djeshme. Sipas policisë mësohet se janë arrestuar 2 shtetaas dhe 4 të tjerë të shpallen në kërkim

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zhavar”.

Si rezultat i veprimeve hetimore proaktive në kuadër të procedimit penal të nisur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier.

Po në vijim të veprimeve të thelluara, rezultoi se 2 shtetasit e arrestuar dhe shtetasi i shpallur në kërkim, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Zhavar”, të zhvilluar nga Policia e Fierit, gjatë të cilit u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete, dyshohet se janë bashkautorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, kontrollit të territorit, si dhe procedimeve penale të referuara nga Policia, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë për tentativa për kultivim të bimëve narkotike dhe trafikim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Prokurorinë Fier, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit polcor të koduar “Zhavar“.

Bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit në kuadër të procedimit penal të nisur në muajin qershor 2022, si rezultat i hetimit të thelluar, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

H. D., 58 vjeç, banues në Tiranë;
E. Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
G. Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
A. M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera gjatë operacionit rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F. G., A. Xh. dhe S. L. janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME