Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPD kërkon hetimin e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi: Trafik njerëzish dhe shfrytëzim prostitucioni...

PD kërkon hetimin e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi: Trafik njerëzish dhe shfrytëzim prostitucioni në Milano

15 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan hetimin e kreut të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi me dyshimin se ai ka qenë i përfshirë në “trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano”.

Kërkesa e deputetëve të opozitës i është dërguar Prokurorit të Përgjithshëm, të cilit i kërkohen hetime me arsyetimin se Kokoneshi preket nga ligji i dekriminalizimit dhe ka fshehur aktivitetin e tij në Itali.

Njoftimi: 

Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. “Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME