AKTUALITETKRYESORE

Pse më shave, motivi i plagosjes me thikë në Çermë të Lushnjes. (video)

Divjakë – Ferit Balliu rreth 65 vjeç banues i Çermë Sektorit në njësinë administrative Tërbuf bashkia Divjakë është plagosur me thikë. Ngjarja në mesditë në Çermë sektor. Agresori banues në Çermë të sipërme është larguar por është identifikuar dhe kapur nga policia dhe është shtetasi Lulzim Muça 44 vjeç nga Çermë Proshkë.

I plagosuri ndodhet në reanimacionin e spitalit të Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Sa për shkaqet e zënkës mes autorit dhe të plagosurit ka qënë një zënkë momentale përse më shave.

Policia – Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit Lulëzim Muça, 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Ferit Balliu, 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button